Seria A/ Panucci në avion nuk ia del dot të kapë Roma-Inter

Seria A/ Panucci në avion nuk ia del dot të kapë Roma-Inter
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, pas shortit që u hodh në Dublin, ka nxituar për t’u kthyer në Romë, me qëllim që të ndjekë nga afër ndeshjen kryesore të Seria A, mes Romës e Inter.

“Shpresoj që të arrij në orar. Nëse nuk do të jem në stadium, do ta shoh në  televizion por deklaroj se do të bëj tifo për Romën.”

Panucci foli për mediat italiane si ish-lojtar i Romës, por pavarësisht përpjekjeve nuk ia doli që të ishte në stadium.

Roma-Inter përfundoi në barazim 2-2. Inter kaloi dy herë në epërsi me Balde dhe Ikardi, por në të dy rastet, pas golave zikaltër vendasit barazuan shifrat me Under e Kolarov. Ky i fundit vulosi rezultatin 2-2, duke i hequr dy pikë Inter por jo shansin për t’u ngjitur në vend të dytë.

Inter më 29 pikë barazoi Napolin pas javës së 14-të të Seria A, falë golavarazhit më të mirë, duke u pozicionuar pas Juventus që kryeson me 40 pikë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: