SERIA A/ Mbyllja e vitit, Berisha përballë Ronaldos

SERIA A/ Mbyllja e vitit, Berisha përballë Ronaldos
Seria A mbyll sot vitin kalendarik 2018, me kuqezinjtë Berisha e Djimsiti protagonistë në përballjen me Juven e Ronaldon. Hysaj titullar ndaj Inter, por mund të luajë ndeshjen e fundit me Napolin

Aranit Muraçi

Do të jetë një ditë e veçantë për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare. Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Djimsiti do ta mbyllin vitin 2018-ën me një përballje direkte me një prej lojtarëve më të mirë në botë, teksa secilit i duhet të mbrohet prej tij. Një rezultat pozitiv në sfidën e mbetur të këtij viti karshi yllit portugez Cristiano Ronaldo dhe kryesuesve të Seria A të Juventus, do të ishte mbyllja më e mirët e vitit për kuqezinjtë e Atalantës.  Edhe Napoli i mbrojtësit Elseid Hysaj sheh nga Atalanta ndonjë fije shprese për rihapjen e garës. Forma e mirë që po kalon Atalanta dhe paraqitjet e dy lojtarëve të Kombëtares Shqiptare, në javët e fundit, konsiderohet provë e vështirë nga bardhezinjtë, ndonëse skuadra e drejtuar nga Allegri si dhe Ronaldo, synojnë gjithashtu që t’i bëjnë një mbyllje sa më të mirët vitit, që po lëmë pas.

Napoli

Krye-ndeshja e javës së 18-të të Seria A do të jetë ajo mes Napolit dhe Inter: përkatësisht vendi i dytë dhe vendi i tretë në Itali. Por për mbrojtësin kuqezi të Napolit, Elseid Hysaj, kjo mund të jetë ndeshja e fundit. Ai nuk ka rinovuar ende me ekipin e tij, për faktin se trajneri Carlo Ancelotti, nuk e sheh në planet e së ardhmes, ashtu si dikur paraardhësi i tij në stol, Maurizio Sarri. Ky i fundit pas marrjes së drejtimit të Chelsea po interesohet gjithnjë e më shumë për të afruar Hysajn në radhët e ekipit londinez, si përforcim i janarit, ndërkohë që mbetet për t’u diskutuar vlera 50 mln euro e kartonit të mbrojtësi të djathtë kuqezi. Gjithsesi, Hysaj sot është planifikuar të jetë titullar i Napolit ndaj Inter në transfertë. Kjo javë shihet gati vendimtar pasi një rezultat negativ për napolitanët dhe një fitore e mundshme e Juves në Atalanta do të ashpërsonte garën në pjesën e mbetur të këtij sezoni, për vendin e dytë.

Milan

Kuqezinjtë kanë një ndeshje jashtë ndaj Frosinone dhe synojnë ta mbyllin vitin 2019 para Lazio-s që ka vetëm një pikë më tepër dhe nga ana e saj udhëton në Bolonja.  Portieri Thomas Strakosha do të jetë sërish në portë, ndërsa Lazio kërkon të rikthehet tek stabiliteti i munguar pas fitores së kaluar. Ndaj Torinos Empoli i Federik Veselit, mbrojtësit tjetër kuqezi të Seria A, synon të marrë pikë për t’iu larguar zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Inter-Napoli (Formacionet e mundshme)

Inter (4-2-3-1): Handanovic; Vrsaljko, Skriniar, de Vrij, Asamoah; Brozovic, Vecino; Politano, Joao Mario, Perisic; Icardi. Trajner: Spalletti

Napoli (4-4-2): Meret; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Ghoulam; Callejon, Hamsik, Allan, Fabian Ruiz; Milik, Insigne. Trajner: Ancelotti

 

Krishtlindjet e Ronaldos!

Cristiano Ronaldo ka festuar edhe Krishtlindjet para ndeshjeve të sotme në Seria A. Ai ka preferuar të festojë me partneren e tij, Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët.

 

Itali – Seria A

Java e 19-të/Sot

12:30 Frosinone - Milan

15:00 Fiorentina - Parma

15:00 Atalanta - Juventus

15:00 Bologna - Lazio

15:00 Cagliari - Genoa

15:00 Sampdoria - Chievo

18:00 Roma - Sassuolo

18:00 Torino - Empoli

18:00 SPAL - Udinese

20:30 Inter -  Napoli

Klasifikimi

Juventus              49

Napoli                   41

Inter                     33

Lazio                     28

Milan                    27

Sampdoria         26

Fiorentina           25

Sasuolo                                25

Atalanta               24

Roma                   24

Torino                  23

Parma                   22

Genoa                 19

Cagliari                 17

Empoli                 16

SPAL                     16

Udinese              14

Bologna               13

Frosinone            9

Chievo                 5

Shpërndajeni me miqtë tuaj: