SERIA A/ Berisha frenon Juven, Ronaldon “e ndihmon” Djimsiti

SERIA A/ Berisha frenon Juven, Ronaldon “e ndihmon” Djimsiti
Atalanta frenon Juventus, por ndeshja mbyllet në barazim dramatik 2-2. Portieri Etrit Berisha ndëshkohet nga golat e Berat Djimsiti dhe Cristiano Ronaldos

Etrit Berisha ka qenë i pafat, pasi patrioti dhe shoku i tij i skuadrës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Djimsiti, shënoi në portën e tij.

Cristiano Ronaldo e nisi nga stoli ndeshjen ndaj Atalantës, por shumë shpejt vendasin u gjetën në disavantazh pas autogolit të Djimsitit.

Por Atalanta e mbylli në barazim 1-1 pjesën e parë. Ishte Zapata që shënoi në ’24, pas një asisti të Gomez. Atalanta mori kontrollin e lojës, duke zotëruar topin në një përqindje më të madhe se miqtë.

Si të mos mjaftonte kjo statistikë, në 53’ Rodrigo Bentancur  u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtarë Juventus.

Tre minuta më vonë, Duvan Zapata shënoi golin e epërsisë për vendasit, gol që i dha Atalantës kryesimin.

Por Allegri përdori kartën e tij të fortë, për t’i shpëtuar humbjes edhe pse në inferioritet numerik. Cristiano Ronaldo, që e nisi nga stoli ndeshjen, shënoi pas një goditje këndi, duke mposhtur portierin Etrit Berisha. Ronaldo zuri vendin e Sami Khedira në ’65 dhe shënoi në ’78 golin që vuri në baraz-peshë gjithçka.

Barazimi e ngjiti Atalanën në kuotën e 25 pikëve, në vendin e shtatë. Juventus mbajti kreun, me 50 pikë, por me shpresë se Napoli nuk do ta fitonte ndeshjen kryesore të javës së 18-të, ndaj Inter.

Napolitanët mbajnë vendin e dytë, me 41 pikë, para se të mbyllnin vitin 2018, me krye-ndeshjen që u zhvillua në “San Siro”.   /A.M/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: