Sarandë, ishte në kërkim, prangoset hajduti i banesave

Sarandë, ishte në kërkim, prangoset hajduti i banesave
Një 42-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i disa vjedhjeve, u arrestua sot. Policia sqaron se Y.Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Çukë të Sarandës, u prangos pasi ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autorë i 8 vjedhjeve dhe konkretisht:

-Më datë 25.09.2018 është vjedhur banesa e shtetasit B.C.

-Më datë 02.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit Q.R.

-Më datë 31.07.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.P.

-Më datë 08.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit K.L.

-Më datë 12.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit T.S.

-Më datë 24.06.2018 është vjedhur banesa e shtetasit P.T.

-Më datë 06.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit R.R.

-Më datë 23.03.2018 është vjedhur banesa e shtetasit M.O.

Të gjitha këto vjedhje kanë ndodhur në fshatin Çukë të Sarandës.

Nga vjedhjet e kryera në banesat e sipërpërmendura ka rezultuar se shtetasi Y.Gj, ka vjedhur kryesisht orendi shtëpiake”, deklaron zyrtarisht policia.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: