Sali Berisha: Rendi në dorë të bandave

Sali Berisha: Rendi në dorë të bandave
 

Në një postim në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha pas atentatit të trefishtë në Elbasan.shprehet se rendi në dorë të bandave. Ky reagim erdhi pasi një natë më parë në Bradashesh të Elbasanit, në një atentat u ekzekutuan tri persona, xhaxha dhe nip dhe një shtetas turk që udhëtonin në të njëjtin automjet.

Ja statusi I plotë I Berishës në Facebook:

 

“Masakër ne prag te Vitit te Ri ne Elbasan! Nata e mbremshme ishte e pergjakshme ne Elbasan. Tre te vrare me bresheri kallashnikovi, dy shtetas shqiptare dhe nje turk. Vrasesit si zakonisht u larguan ne drejtim te paditur per nje darke me narkopolice. Vet narkopolicia lau duart duke e cilesuar masakren si zakonisht qerim hesapesh midis bandave. Kjo masaker provon dhe nje here se ne Shqiperi rendi eshte ne duar te bandave”.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: