"Salah do të kërkojë largimin nëse tek Liverpool vjen një lojtar izraelit"

"Salah do të kërkojë largimin nëse tek Liverpool vjen një lojtar izraelit"
Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah vijon ecurinë pozitive tek Liverpool teksa mediat raportojnë se lojtari mund të kërkojë largimin nëse nuk i plotësohen kushtet.

Sipas "The Jerusalem Post" Salah nuk mund të luaj me një futbollist izraelit dhe nëse kjo gjë ndodh, ai do të kërkojë largimin.

Me sa duket, arsyeja është se klubi anglez po teston nënshkrimin e sulmuesit izraelit të Red Bull Salzburg, Munas Dabbur. Natyrisht, të afërm të lojtarit e mohojnë atë dhe thonë se është fokusuar në futboll dhe se nuk e shqetëson asnjë futbollist që mund të ofrohet te Liverpool-i.

Sigurisht, kjo ka krijuar një tronditje në Angli, ku disa media britanike i kanë bërë jehonë lajmit. Në të kaluarën, Salah ka shfaqur marrëdhënie të tensionuara në këtë aspekt, ku gjatë kohës që luante me ekipin zvicerian të Basel refuzoi t'i shtrëngojë duart me lojtarë izraelitë të Maccabi Tel Aviv.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: