Sa më seksi..aq më mirë!

Sa më seksi..aq më mirë!
Viti i Ri po afron dhe ajo që ka më shumë rëndësi është që festat të kalohen me sa më shumë dashuri dhe të rrethuar me miq e familjarë. Por kjo nuk është kryefjala për të gjithë, ka edhe një tjetër aspekt që merr po aq rëndësi në këtë ditë të ndërrimit të viteve. Ajo është veshja dhe këtë fundvit ajo ka vetëm një tendencë, veshja dhe dukja duhet të jenë sa më provokuese dhe seksi. Deri në limit. Sigurisht që nuk do të mungojnë minifundet dhe të çarat e thellë në fustane, sigurisht edhe ndonjë shpinë e zbuluar, por ajo që bie më shumë në sy është ajo, pasuria e një femre, nëse e ka, dekolteja. Bashkë me fundshpinën, një panoramë pjellorie, por që në këto festa ka tendencën të jetë e bollshme dhe e zbuluar nga të gjitha femrat e bukura të showbiz-it, madje edhe nga disa prej tyre me të cilat nuk jemi mësuar që t’i shohim ashtu. E para prej tyre, Alketa Vejsiu. Me një fustan të kuq festiv, të gjatë e me temina, Alketa na shpalos një dekolte të lulëzuar  shumë së fundmi e kështu me të nuk jemi mësuar aspak. Zgjedh ngjyrën blu Zajmina Vasjari por këmbët dhe dekolteja janë shpartalluese, si gjithmonë. Ish banorja e Big Brother, Genta Gjalpi na servir një selfie ku dekolteja gati sa nuk po del jashtë fustanit të kuq ndërsa Enca, mbi shtrat, si një gjarpërushe, pozon me pizhame festive por ku nuk ka harruar gjinjtë e zbuluar. Në të njëjtën valë edhe Eliona Pitarka që gati sa nuk na tregon shumëçka duke zbukuruar pemën ndërsa biondja bukuroshe Keisi Medini, pavarësisht se ka mall për stinën e verës, duket e hijshme sepse dekolteja e saj është shumë minimale por elegante.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: