Revolta e studentëve për kushtet në konvikte, Rama publikon investimet në Qytetin Studenti

Revolta e studentëve për kushtet në konvikte, Rama publikon investimet në Qytetin Studenti
Një nga tre pikat e studentëve që do ti rikthejë sërish në protestë nesër është përmirësimi i kushteve në konvikte.

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social deklaron se thotë se qeveria e tij në bashkëpunim me qeverinë gjermane ka nisur si asnjëherë më parë një investim masiv për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti”, shkruan Rama.

/l.k./