Rama në dokumentarin e Lorik Canës: Ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët

Rama në dokumentarin e Lorik Canës: Ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për Kosovën dhe bashkimin kombëtar pas prezantimit të dokumentarit për jetën e ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Duke falënderuar Canën për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin në Shqipëri, tha se kapiteni është shembulli që bashkon shqiptarët kudo që kanë lindur.

“Loriku ka arritur të mishërojë atë që i bashkon shqiptarët kur shohin ekipin kombëtar, bashkimin e të gjithëve, pavarësisht se janë të lidhur në Shqipërinë që kemi, në Shqipërinë që do kemi, apo Shqipërinë që nuk kemi.

Cana është shembulli, që provojnë që një ëndërr që e shikojnë me sy hapur një ditë mund ta arrin. Por çështja është sa të gatshëm jemi që të paguajmë për çmimin”, u shpreh Rama.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: