Rama mban premtimin për familjen e Vullnet Shabaj në Shkodër

Rama mban premtimin për familjen e Vullnet Shabaj në Shkodër
 

Si është bërë e ditur, pak javë më parë kryeministri Rama vizitoi nga afër familjen e Vullnet Shabaj në Shkodër. Sipas pamjeve filmike, familja me shumë anëtarë jetonte në kushte të mjerueshme, në një shtëpi thuajse të rrënuar.

Pas vizitës Rama u premtoi se do ndërtohej shtëpia e re. Ndërsa ditën e sotme me anë të një videoje në Facebook tregon se shtëpia e re e familjes Shabaj ka përfunduar së ndërtuari.

Kryeministri ka vizituar sërish familjen. Rama shoqërohet edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Gjatë bisedës me familjarët ministrja dhe Rama nuk hezituan të shkëmbejnë edhe batutat me kryefamiljarin. Ky i fundit ka 7 fëmijë, ndërsa ministrja ishte e para që e pyeti kur do e nisë të tetin.

"I teti ka 1200 dollarë", ia ktheu Rama duke qeshur.

"Kështu? Mendoje njëherë!", -tha ministrja.

Pas Asamblesë së PS-së,  Manastirliu është një nga ministret që i shpëtoi shkarkimit, por Rama e paralajmëroi në Asamble se ka afat deri në qershor 2019.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: