Qeveria franceze "dorëzohet" para protestave, shfuqizohet taksa e karburanteve

Qeveria franceze "dorëzohet" para protestave, shfuqizohet taksa e karburanteve
Ministri i Tranzicionit Ekologjik, François de Rugy deklaroi sot në mbrëmje se rritja e taksës të karburanteve e planifikuar për në 1 janar 2019 u shfuqizua për vitin 2019.

“Në këtë mënyrë nuk ka asnjë mashtrim. Para pak minutash zhvillova një bisedë telefonike me presidentin Macron. Ai më tha se qytetarët besojnë se po i luhet një rreng duke i thënë se është pezulluar rritja e taksës së karburantit, por kjo gjë do të shihet më pas”, shtoi ministri gjatë një debati me “jelekët e verdhë”.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: