Protesta të dhunshme në Athinë e Selanik, të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Protesta të dhunshme në Athinë e Selanik, të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar
Duke protestuar në 10 vjetorin e vdekjes së adoleshentit Grigoropulos, protesta e të rinjve në Athinë ka degraduar në dhunë ku ka pasur dhjetra të arrestuar.

Protestuesit kanë filluar të ngrenë barriera dhe të godasin me molotov e mjete të forta policinë në qendër të Athinës.

Nga ana e saj policia po përdor gazin lotsjellës si dhe makina që hedhin ujë për ti mbajtur të bllokuar brenda lagjes "Eksarqja".

Një i plagosur dhe 30 të arrestuar është bilanci i deritanishëm nga protesta e dhunshme.

Protestuesit kanë ndjekur makina dhe kanë shkaktuar dëmtime serioze në kabina telefonike dhe pothuajse, në të gjitha godinat shtetërore që ndodhen brenda zonës ku veprojnë.

Makina që digjen, dyqane që u janë thyer vitrinat dhe që u merret gjithçka që mund të përdoret kundër forcave të rendit.

Zjarrfikëset nuk mund të kalojnë nga barrikadat e ngritura, duke e bërë pothujase të pamundur shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë zonën.

Ndërkohë episode janë shënuar edhe gjatë protestave në Selanik ku edhe është djegur flamuri greke.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: