Protesta e studentëve që zmbrapsi qeverinë, jehonë edhe në mediat prestigjoze botërore

Protesta e studentëve që zmbrapsi qeverinë, jehonë edhe në mediat prestigjoze botërore
Mijëra studentë të Universiteteve shtetërore u ngritën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, në kundërshtim me rritjen e taksave si dhe pagesën e krediteve për lëndët e mbartura.

Kësaj proteste iu bashkuan edhe studentët e Durrësit, Korçës, Elbasanit e Shkodrës të cilët u bashkuan në oborret e universiteteve të tyre.

Por protesta e sotme me një pjesëmarrje shumë të lartë të të rinjve, nuk ka kaluar vetëm në vëmendjen e mediave dhe qytetarëve të vendit, por është pasqyruar edhe nga mediat e huaja prestigjioze, si “The New York Times”, “Washington Post”, “The Seattle Times”, etj.

Mediat e huaja kanë pasqyruar atë çfarë ndodhi sot, në një shkrim me titull:  Studentët shqiptar, kërkojnë heqjen e tarifës shtesë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: