PROTESTA E STUDENTËVE/ Ndërhyn Presidenti Meta, kërkon dialog dhe “zgjidhje të drejtë”

PROTESTA E STUDENTËVE/ Ndërhyn Presidenti Meta, kërkon dialog dhe “zgjidhje të drejtë”
Teksa mijëra studentë kanë pushtuar rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit, në debat ka ndërhyrë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Meta ka kërkuar dialog dhe ndjeshmëri më të madhe të institucioneve për të arritur në një zgjidhje të drejtë të problemeve të ngritura nga të rinjtë.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjithashtu, Presidenti ka kërkuar që zgjidhja të jetë në kuadër të përpjekjeve për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare.

“Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, shkruhet në njoftimin e Presidencës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: