Protesta e banorëve tek Unaza e re, Basha: Të bashkuar do të fitojmë kundër hajdutëve

Protesta e banorëve tek Unaza e re, Basha: Të bashkuar do të fitojmë kundër hajdutëve
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot në protestën e banorëve të Unazës së re se bashkimi do të sjellë fitore kundër hajdutëve në qeveri.

Kreu i PD-së u ka bërë thirrje dhe intelektualëve që të bashkohen me protestën.

Protestës së banorëve të Astirit u janë bashkuar edhe intelektualët. Shumë prej tyre nuk kanë ardhur dhe u bëj thirrje që të mposhtin frikën dhe të vijnë këtu.

Taksat në vend që të shkojnë për përmirësimin e jetës së shqiptarëve, po shkojnë për të mbushur xhepin e agait të Surrelit. Ne, deputetët e opozitës, Partia Demokratike dhe unë do të jemi në krah në çdo moment.

Edi Rama dhe Veliaj kanë bërë gjithçka për ti përçarë, por ata nuk ja kanë dalë dot.

Sot në një betejë kundër vjedhjes janë ngritur edhe studentët....

Çelësi jonë është të qëndrojmë të bashkuar kundër vjedhjes në Unazën e re, në shkolla, në bulevardin e ri e në Shkozë...”, tha mes të tjerave Basha.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: