Pretendimi i Kale/ Kontratat me dy shifra dhe falsifikimi i tyre

Pretendimi i Kale/ Kontratat me dy shifra dhe falsifikimi i tyre
Përveç krizës financiare që i prek shpesh, ekipet e futbollit shqiptar përballen edhe me realitete të tjera.

Elton Kale për mediat ndërkombëtare zbuloi se kur shkoi te Kukësi kishte me dy kontrata, e para me 50 euro dhe e dyta me 950 euro, për të paguar vetëm me të parat taksat.

Ai u bë pak kohë më parë pjesë e Flamurtarit, pas një marrëveshje mes dy klubeve.

Kale ka shpjeguar gjithashtu se para se t’i bashkohej Flamurtarit, Kukësi i kishte falsifikuar firmën në kontratë, çka solli edhe vonesën e kalimit të tij.

Sipas tij, FSHF kishte pranuar dokumentet e Kukësit meqë kishte miqësi mes klubeve dhe FSHF-së.

Por pas mbërritjes në Vlorë, Kale mohoi të ketë shprehur të tilla pretendime.

Mbase është këshilluar?

Shpërndajeni me miqtë tuaj: