Presidenti te Fshati SOS: Urime dhe kujdes i shtuar ndaj fëmijëve

Presidenti te Fshati SOS: Urime dhe kujdes i shtuar ndaj fëmijëve

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot fëmijët e Fshatit SOS, për të cilët shtroi edhe dreke.

”Urimi im për vitin që vjen është që të jetë një vit më i mirë për të gjithë shqiptarët, por sidomos për të gjithë fëmijët e Shqipërisë dhe për të gjithë ju”, tha ai.

“Vetëm duke treguar më shumë kujdes, vëmendje e mbështetje ndaj fëmijëve, duke treguar më shumë kujdes ndaj të rinjve ne do ta bëjmë Shqipërinë edhe më të bukur edhe më njerëzore, edhe më të bashkuar, edhe më të fortë, edhe më europiane. Gëzuar dhe mbarësi për 2019-n!”, shtoi kreu i shtetit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: