PREMIER LEAGUE/ Liverpuli merr “arratinë”, Totenhem parakalon Sitin  

PREMIER LEAGUE/ Liverpuli merr “arratinë”, Totenhem parakalon Sitin  
Të Kuqtë nuk ndalen, fitojnë thellë 4-0 dhe shkëputen 6 pikë, gol edhe Shaqiri 

Liverpuli shpallet kampion dimri.

Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së mbetur të këtij viti,  Të Kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klopp kanë siguruar diferencën e duhur me Manchester City, që vitin 2019 t’i gjejë në krye të Premier League, si favoritë kryesorë për trofeun.

Ndaj Njukasëll, Liverpul nuk zhgënjen aspak duke e mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, në favorin e tij. Dejan Lovren dhe Mohamed Salah (11-metërsh) shënuan për vendasit. Xherdan Shaqiri shënoi golin e tretë dhe Fabinho vulosi rezultatin në 4-0, gjatë pjesës së dytë.

Pas 19 javëve të para fitorja e ngjiti Liverpul në kuotën e 15 pikëve, katër më shumë se Mançester Citi i vendit të dytë.

Të besuarit e Pep Guardiola pas humbjes në javën e kaluar, ishin dje mysafirë në fushën e Leicester dhe kaluan shumë shpejt në epërsi me anë të Bernardo Silva. Leicester barazoi shifrat në pjesën e parë dhe përmbysi shifrat në pjesën e dytë, duke u dhënë një goditje të fortë kampionëve në fuqi në përpjekje për të mbrojtur titullin.

Humbja zbriti Siti në vend të tretë, një pikë pas Totenhem.

Fitore tjetër e madhe e Totenhem, 5-0, ndaj Bournemouth, një javë pas asaj 6-2 në fushë të Everton, fitore që ngjiti Spursat e drejtuar me sukses nga Poketino në vend të dytë me 45 pikë,  duke i rreshtuar si pretendentë për titull.

Nën drejtimin e Soskjaer, pas shkarkimit të Jose Mourinho, Mançester Junajtid shënoi fitoren e dytë radhazi, 3-1.  Matiç realizoi për vendasit ndaj Hadersfild, në pjesën e parë të ndeshjes. I pa-preferuari i Mourinjos, Pogba shënoi golin e dytë dhe të tretin e ndeshjes për Djajtë e Kuq.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: