Politikanët i “ndan” vetëm politika e ditës! Djali i Finos martohet me vajzën e zyrtarit të lartë të LSI

Politikanët i “ndan” vetëm politika e ditës! Djali i Finos martohet me vajzën e zyrtarit të lartë të LSI
Politika mund t’i ndajë, por krushqia nuk mund t’i ndajë politikanët. Janë të shumta rastet që fëmijët e politikanëve më të njohur në vendin tonë, pavarësisht ndasive partiake të momenteve të ndryshme që kalojnë partitë dhe prindërit e tyre, jo vetëm që mbajnë lidhje të forta me njëri-tjetrin, por vendosin ta kalojnë edhe jetën së bashku.

Djali i deputetit të PS-së, Bashkim Fino, gjithashtu edhe ish-kryeministër i vendit, djeg këtë javë shaminë e beqarisë.

Redi Fino i jep fund beqarisë këtë mesjavë, duke u martuar me vajzën e Gëzim Podgoricës, ish drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), aktualisht edhe anëtar i Kryesisë së LSI.

Edlira ka publikuar disa foto të çiftit, mbi ceremoninë martesore mes tyre.

“Kur ëndrrat bëhen realitet. Dashuria ime Redi Fino”, - ka shkruar në postimin e saj Edlira Podgorica.

Çifti ka pozuar në Tiranë, në një ambjent të dekoruar mbi ditët më të veçanta të jetës së tyre.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: