Përleshje me grushte e shqelma gjatë koncertit, në qytetin ku reperi pretendoi se ishte mbreti

Përleshje me grushte e shqelma gjatë koncertit,  në qytetin ku reperi pretendoi se ishte mbreti
Në një postim të tij në rrjetet sociale , reperi Fero shkruante: Unë nuk jam vetëm mbreti i qytetit tim, por edhe i tëndit.

Por ai është rrahur gjatë koncertit. Sipas raportimeve Reperi i njohur kosovar me nofkën Fero është përfshirë në një përleshje të ashpër mbrëmjen e kaluar në një koncert në Mitrovicë.

Raportohet se tre persona e kishin sulmuar në klubin e natës rreth orës 23:30.

Në rrjete sociale ka nisur të qarkullojë edhe videoja ku reperi përleshet me grushte e me shqelma me rivalët e tij në sherrin e shkaktuar.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: