PËRKUJTIMORJA/ Të 40-at e Kacifasit, rreth një mijë ekstremistë grekë pritet të “mësyjnë” në Bularat

PËRKUJTIMORJA/ Të 40-at e Kacifasit, rreth një mijë ekstremistë grekë pritet të “mësyjnë” në Bularat
Situata e rënduar që pasoi vrasjen e minoritarit grek Kostandinos Kacifas mund të përsëritet këtë javë.

Në ceremoninë përkujtimore për të dyzetat e 28-vjeçarit në fshatin Bularat të Gjirokastrës, pritet të mbërrijë një numër i madh ekstremistësh grekë.

Mediat në vendin fqinjë shkruajnë për rreth një mijë persona që do të nisen nga Greqia, duke cituar përfaqësues të një shoqate me emrin “Epiri i Veriut”.

Sipas kësaj shoqate, shumë autobusë janë siguruar nga kjo shoqatë, me pikë nisje Athinën dhe Selanikun.

Shumë të tjerë do të nisen me automjete private.

Kostandinos Kacifas u vra në Builarat nga forcat RENEA më 28 tetor të këtij viti, pasi kishte qëlluar me armë kundër policisë.

Funerali i tij u shndërrua në një manifestim antishqiptar, me pjesëmarrjen e qindra ekstremistëve të ardhur nga Greqia.

Pas ceremonisë, 60 prej pjesëmarrësve u shpallën “non grata” nga qeveria shqiptare. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: