Pas shkarkimit Mourinho në siklet me familjen. Mediat rozë i zbulojnë të dashurën

Pas shkarkimit Mourinho në siklet me familjen. Mediat rozë i zbulojnë të dashurën
Si të mos i mjaftonte shkarkimi nga Manchester United, sipas mediave rozë, trajneri Jose Mourinho ka një miqësi të fshehtë me një grua bionde 14 vjet më të re.

Trajneri portugez, 55-vjeç, pretendohet se e ka shkuar në pushime ekzotike me 41-vjeçaren Prue Carter Robinson. Kjo e fundit raportohet të ketë një shtëpi në Londër që kushton 1.2 milionë dollarë dhe ka punuar për IBM, kompani kompjuterike.

Mediat botërore raportojnë se Mourinho dhe 41-vjeçarja janë takuar kur portugez kishte drejtimin e Real Madrid, ndërkohë që nga martesa ai ka edhe dy fëmijë (fotoja lart me familjen).

Por pretendohet se dyshja i ka mbajtur kontaktet dhe i ka shtuar ato pasi trajneri u zhvendos në Manchester, ku madje ai pretendoi se pëlqente të drejtonte një ekip të Premier League.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: