“NUK JEMI BANKOMATË”/ Studentët “rrethojnë” Ministrinë e Arsimit, rikthehen parullat e Dhjetorit ‘90

“NUK JEMI BANKOMATË”/ Studentët “rrethojnë” Ministrinë e Arsimit, rikthehen parullat e Dhjetorit ‘90
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Ishte kjo një nga parullat kryesore të brohoritura sot nga studentët përpara Ministrisë së Arsimit, një parullë që të kujton Lëvizjen e Dhjetorit të vitit 1990.

Mijëra studentë janë mbledhur përpara Ministrisë së Arsimit, duke bllokuar qarkullimin në Rrugën e Durrësit dhe në rrugët rreth saj.

Më herët, qarkullimi për një periudhë të kufizuar ishte bllokuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Myslym Shyri”, Rrugën e Dibrës, Rrugën e Elbasanit  dhe të tjera rrugë kryesore të Tiranës, teksa strudentët marshuan nga fakultetet e tyre drejt zyrës së ministres Lindita Nikolla.

Protesta vazhdon përpara Ministrisë së Arsimit.

Studentët kanë ekspozuar një banderolë të madhe ku shkruhet: “Ulni tarifat, rrisni buxhetin”, ndërsa kanë brohoritur për një kohë të gjatë “Nuk jemi bankomatë”.

Katër kushtet e studentëve drejtuar MASR:

  1. Shfuqizimi i VKM nr 288 pika numër 4 e cila citon si më poshtë:

Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës në një lëndë apo në shumë lëndë dhe vijon studimet në vitin pasardhës, i nënshtrohet tarifës së shkollimit për kredit për detyrimet apo lëndët përsëritëse, si dhe tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik në të cilin vazhdon studimet.

  1. Mbështetur në nenin 99 mbi Keshillet studentore, Ligji i Arsimit të lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-te, dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët.
  2. Përmiresimi i kushteve të konvikteve.
  3. Përgjysmimi i tarifës së studimit mbështetur në nenin 99 pika 5 (Ligji i Arsimit të Lartë). /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Reporter.al

Shpërndajeni me miqtë tuaj: