NIS SHEMBJA/ Përleshje te Unaza e Re mes policëve dhe banorëve, protesta vazhdon

NIS SHEMBJA/ Përleshje te Unaza e Re mes policëve dhe banorëve, protesta vazhdon
Momente tensioni janë krijuar dje në zonën e Unazës së Re teksa ka nisur prishja e banesave që preken nga projekti i saj. Teksa një numër i madh policësh dhe punonjësish të  IMT-së kanë shkuar për të shembur banesat, ata kanë hasur në kundërshtinë e banorëve

Momente tensioni janë krijuar dje në zonën e Unazës së Re dhe konkretisht pranë rrethrrotullimit të Doganës në Tiranë, teksa ka nisur prishja e banesave që preken nga projekti i saj.

Mesditën e djeshme, një numër i madh policësh dhe punonjësish të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kanë shkuar për të shembur një banesë 2-katëshe, ata kanë hasur në kundërshtinë e banorëve. Madje, një pjesë e tyre janë ngujuar brenda ndërtesës dhe kërcënuan me ngujim nëse nuk dëmshpërblehen siç duhet.

Por forcat e policisë i kanë me forcë, të zotët e banesës, të cilët ishin mbyllur prej orësh brenda saj. Moment ky që është shoqëruar edhe me përplasjen mes dy palëve. Teksa paralelisht, skrapi ka nisur edhe shembjen e godinës.

Më herët, nga ana e IIKMT-së u bë edhe shembja e një lokali ngjitur me godinën. Ndërsa e zonja e shtëpisë tha se kërkoi tre ditë kohë për të boshatisur shtëpinë, por nuk u lejua.

Kujtojmë se banorët që preken nga projekti i Unazës së Re në kryeqytet, prej afro një muaji dalin përditë në protestë, duke kërkuar që të gjendet zgjidhje për ta dhe duke thënë se nuk do largohen nga banesat, pa u bërë kompensimi sipas vlerës së tregut.

Protestat e tyre kanë vazhduar edhe ditën e djeshme, duke kundërshtuar prishjen e banesave të tyre. Të veshur me jelekë portokalli, ata u shprehën se shteti nuk ka për t’ia arritur qëllimit për t’iu shembur shtëpitë.

Sakaq, edhe në ditën e tyre të 31-të të protestës ata patën sërish mbështetjen e deputetëve të opozitës. Objektet që prishen nga projekti janë ato të ngritura nga zona e “Pallatit me shigjeta” e deri te sheshi “Shqiponja”, në të dyja anët e rrugës.

Protesta pati madje dje edhe te Bregu i Lumit, nga banorë që preken nga Bulevardi i Ri.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: