Ndizen bukuroshet nga festat

Ndizen bukuroshet nga festat
Festat e fundvitit janë në prag dhe sa më shumë që afrohen ato aq më shumë evente dhe darka festive organizohen. Sigurisht që bukuroshet shqiptare e kanë një nga periudhat më të dashura të vitit, jo vetëm për shkak se  kanë mundësinë të kalojnë pushimet e shumëpritura por edhe sepse janë netë e ditë kur ato mund të shpalosin të gjithë stilin e tyre dhe formën perfekte, për mes fustaneve që duhet të jenë sa më tërheqës. Kryefjala e festave, veçanërisht të krishtlindjeve është se patjetër nuk duhet të mungojë ngjyra e kuqe në veshje. Krishtlindjet e këtij viti dallohen për të kuqen flakë të ndezur por nëse nuk e pëlqen atë dhe nuk do të jesh kaq goditëse, kthehesh nga ngjyra bordo. Jo të gjitha bukuroshet shqiptare preferojnë veshjet e mbrëmjeve, me dekolte të dukshme ose me ndriçim, ndaj edhe kur janë të veshura sportive, si në rastin e simpatikes Fatma Methasani ose Alesia Nokës, zgjedhin të përdorin detaje të kuqe. Fustane klasike por shumë seksi kanë zgjedhur Zajmina Vasjari, Kejvina Kthjella dhe Eneda Tarifa, e cila këtë sezon prezanton koncertin festiv në RTSH, seksuale dhe me humor Eni Koçi dhe Roza Lati, e cila bën një kombinim interesant me një kostum stofi. Samanta si një lolitë zgjedh një fustan me pupla ndërsa Fioralba Ponari duket magjepsëse me këtë kostum të kuq flakë. Sarah Kolami dhe Liberta Spahiu zjedhin ngjyrën bordo’, madje Liberta guxon të veshë lëkurë në tërë trupin, deri tek dorezat. Pak si shumë fetish, apo jo?

Shpërndajeni me miqtë tuaj: