Ndërtoi pallat pa leje, gjykata lë në burg biznesmenin e dyshuar për aktivitet kriminal

Ndërtoi pallat pa leje, gjykata lë në burg biznesmenin e dyshuar për aktivitet kriminal
Gjykata e Shkodrës ka lënë në qeli shtetasin Bardhok Planaj, i arrestuar pak ditë më parë.

Sipas policisë vendore 44 vjeçari kishte ndërtuar një pallat 10 katesh, me vlerë 2 milionë euro në qytetin e Shkodrës me para të përfituara nga veprimtari kriminale. Masa e sigurisë i është dhënë në spital.

Pak ditë më parë, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor, bënë të mundur dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal të shtetasit Planaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katesh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: