Ndërpritet transmetimi live i protestës së studentëve... flet Rama tek hoteli i Kastratit

Ndërpritet transmetimi live i protestës së studentëve... flet Rama tek hoteli i Kastratit
Protesta e studentëve të Tiranës dhe e të gjithë vendit është transmetuar live nga televizionet më të rëndësishme informative në vend.

Por “News 24” dhe “Ora News” kanë ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe kanë zhvendosur kamerat në Hotelin “Sheraton”.

Kompania “Kastrati Group” ka promovuar marrjen në administrim të hotelit që ka blerë pak kohë më parë.

Televizionet aktualisht po vijojnë me transmetimin e fjalimeve të të pranishmëve, duke përfshirë edhe ministrin e Turizmit, Blendi Klosi dhe Kryeministrin Edi Rama. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: