Ndalohen klandestinë sirianë, marokenë dhe afganë në Kapshticë

Ndalohen klandestinë sirianë, marokenë dhe afganë në Kapshticë
Plot 18 emigrantë të paligjshëm, të cilët tentuan të kalojnë kufirin, u ndaluan në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë .

Policia sqaron se klandestinët e ndaluar ishin shtetas sirianë, marokenë dhe afganë.

Po sipas saj, refugjatët ishin të ndarë në grupe dhe u kapën në pika të ndryshme, pranë kufirit të gjelbër, në disa fshatra dhe në Bilisht.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit të Kapshticës në Korçë janë marrë deklaratat e tyre, dhe gjatë ditës së sotme refugjatët janë nisur drejt qendrës se azilkërkuesve në Tiranë.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: