“Moody’s”: 2019, Shqipëria me rritje ekonomike deri 4%

“Moody’s”: 2019, Shqipëria me rritje ekonomike deri 4%
Agjencia e njohur ndërkombëtare për vlerësimin e kreditit, paraqet parashikimin gjatë vitit të ardhshëm për ekonominë e vendit tonë

Rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm do të jetë në kufirin prej 4%.

Kjo është ajo çka parashikon raporti i më i fundit i agjencisë së njohur ndërkombëtare për vlerësimin e kreditit.

Sipas saj, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, vitin e ardhshëm, projektohet në 5528 dollarë, nga 5215 që është në vitin aktual, ndërsa në vitin 2020 deri në 5854 dollarë.

Kurse sa u përket eksporteve ato parashikohet që të rriten vetëm 6.6% këtë vit, nga 17.5% të vitit aktual. E njëjta gjë vlen edhe për importet.

Nga ana tjetër, investimet në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto parashikohet të jenë më të ulëta se 2018-ta.

Sa i përket ecurisë së çmimeve për 2019-ën, Moody`s vlerëson se ato do të rriten me një hap më të lartë se viti aktual, në 2.9%, nga 2.5% që vlerësohet në 2018. Në fund, agjencia në fjalë parashikon që borxhi publik në raport me PBB-në të bjerë shumë lehtë, në 67.7%.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: