Modriç pret shpresat e Inter: Dëshiroj të përfundoj karrierën në Madrid

Modriç pret shpresat e Inter: Dëshiroj të përfundoj karrierën në Madrid
Lojtari më i mirë i vitit, Luka Modriç ka deklaruar se dëshira e tij më e madhe është të rri në Spanjë.

Kroati u shpreh nuk ka për qëllim largimin nga Real Madridi dhe se ai dëshiron ta mbyll karrirën në këtë klub.

Kujtojmë që fantazisti Modriç pati një vit të mrekullueshëm kurse sot ai ka thënë kështu pasi Kroacia e shpërbleu atë me çmimin “sportisti i vitit”.

“Synimi i im personal dhe dëshira e ime e madhe është që ta përfundojë karrierën në Real Madrid, pasi që ky është skenari më ideal”, ka thënë ai në këtë ceremoni që është mbajtur në Zagreb.

“Por, për ta arritur atë, jam ende gati që të luaj në nivele të larta. Kjo nuk është edhe aq e lehtë” tha Modric.

Gjigantët spanjoll për momentin janë të katërtit në tabelë, tetë pikë pas liderëve si Barcelona, por kanë një ndeshje pa zhvilluar për shkak të Botërorit të klubeve.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: