Mision kuqezi/ FSHF dërgon në Athinë të gjithë trajnerët e kombëtareve  

Mision kuqezi/ FSHF dërgon në Athinë të gjithë trajnerët e kombëtareve  
Mbyllet sot procesi, seleksionohen mbi 100 lojtarë të së ardhmes 

Janë me qindra mijëra shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në Greqi. Dhe fëmijët e tyre me talent, disa prej të cilëve kanë nisur karrierën futbollistike atje, i kërkon vendi i origjinës.

Për këtë arsye, FSHF ka nisur drejt Athinës një ekip të gjerë me të gjithë trajnerët e moshave për të vëzhguar dhe seleksionuar lojtarët më cilësorë e premtues. Faza përzgjedhëse e tyre mbyllet sot.

Drejtori Teknik i ekipeve kombëtare Dzemal Mustedanagic i shoqëruar nga trajneri i ekipit Kombëtar U-21 Alban Bushi, Nevil Dede, trajneri i U-19, Elvin Beqiri, trajneri i U-17, si dhe Armand Dama, trajneri i U-15, po ashtu edhe Sulejman Mema, Dritan Babamusta e Denis Lilo nga Sektori i ekipeve kombëtare vëzhguan për dy ditë në Greqi rreth 60 lojtarë të datëlindjeve 2001-2002.

Dita e dytë e do të vazhdojë sot me datëlindjet 2003-2004-2005.

Më tej Sektori i ekipeve Kombëtare në FSHF do të vazhdojë me fazën seleksionuese në Milano dhe Romë të Italisë, më 17 e 18 Dhjetor 2018.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: