Mbërrijnë festat e fundvitit, si të përgatisni një Panettone

Mbërrijnë festat e fundvitit, si të përgatisni një Panettone
Përbërësit:

125 ml qumësht

2 lugë maja

2 kokrra vezë

gjalpë, miell

50 gr sheqer

1 pako vanilje

lëkurë portokalli

pak rrush i thatë

1 lugë me gjalpë

 

Përgatitja:

Në një enë kombinoni qumështin, majanë dhe i trazoni mirë. Ndërkohë, në një enë tjetër miksoni vezët me gjalpin. Në një enë të pastër shtoni miellin, sheqerin dhe vaniljen. Trazojini mirë dhe në fund e bashkoni me vezët. Punojeni mirë brumin. Më pas e hapni gjysmë dhe shtoni brenda rrushin e thatë dhe lëkurat e portokallit. Punojeni përsëri brumin dhe i jepni një formë rrumbullake. E vendosni brumin në një letër rrumbullake. E fusni në furrë të ngrohur më parë në 50 gradë, për 6 orë. Pasi të jetë gati e prisni në katërsh në pjesën e sipërme dhe vendosni një lugë gjelle gjalpë. Vendoseni në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jetë pjekur e ndani në 4 pjesë dhe koha për të shijuar pannetonen!