Luçiano Boçi: Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave

Luçiano Boçi: Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave
Luçiano Boçi: Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave

Luçiano Boçi, deputeti i PD për Elbasanin reagoi sot për atentatin me tre të vrarë mbrëmë në këtë qytet. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale deputeti shprehet se Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.

 

Boçi shprehet: ."Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave. Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës",

 

Ja postimi i plotë në Facebook:

 

Elbasan “i bukur”, Elbasan...

 

Masakra e prag vitit të ri në Elbasan zgjoi interesin mediatik të vendit, por akoma jo reagimin e një qyteti që fle e zgjohet me “muhabete” vrasjesh, prishjesh pazaresh, sherresh ekstreme.

Kjo ndodh sepse vrasjet në Elbasan prej 5 vitesh, janë shndërruar në një ritual pa të cilin ditët nuk ndjekin dot njëra tjetrën.

Nga qyteti i dikurshëm i luleve, Elbasani është shndërruar në qytetin e masakrave.

Nga qyteti i arsimit e dijes, në qytetin nyje të trafikut të heroinës e kokainës.

Policia me urdhërin e politikës, sa kësaj të fundit nuk i prekin votat, rri e vështron kërleshjen e jetëve që këputen në breshëritë e kallashnikovëve.

Vullneti i munguar politik e ka mbyllur atë “në kazermë”.

Jetët tashmë këtu quhen hesape.

Interesat milionëshe emërtohen sherre.

Gjobvëniet shihen si taksa.

Qyteti ndërkohë zhytet cdo ditë e më shumë në një varfëri skllavëruese të shpirtit të protestës.

Por ditët e reagimit po afrohen...

Elbasani kërkon t’i rikthehet qyteti!

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: