Luana dhe Orinda zgjedhin shkëlqimin

Luana dhe Orinda zgjedhin shkëlqimin
Është ky një muaj festash dhe veshjet e bukurosheve shqiptare nuk mund të jenë brenda së zakonshmes. Orinda Huta ka zgjedhur një fustan shumë festiv për daljen e saj në “Kënga Magjike” në juri. Fustani është plotësisht prej ari, midis klasikes dhe prerjeve gjeometrike. Nuk ishim mësuar ta shikonim kaq më xixa e shkëlqim Orindën, por duket se këtë muaj ajo ka vendosur të godasë fort me veshjen. Edhe Luana Vjollca zgjedh të shkëlqejë me veshjen e saj, një bluzë ngjyrë bezhë i shkon mjaft mirë këtij minifundi me një pëlhurë metalike.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: