Ligji anti-duhan, rikthehen gjobat në kryeqytet

Ligji anti-duhan, rikthehen gjobat në kryeqytet
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor vijon inspektimet për monitorimin e vazhdueshëm në subjektet e kryeqytetit për parandalimin e përdorimit të duhanit në ambientet e mbyllura.

Në këtë kuadër, nga inspektime e kryera, dega rajonale e Tiranës ka gjobitur dy subjekte në kryeqytet me nga 300 00 lekë për shkelje të ligjit.

Inspektimet kryhen në orë të ndryshme të ditës dhe natës.

ISHSH fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuziv përmes Platformës se Bashkëqeverisjes ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 4040 të vënë në dispozicion.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: