Liga e Kombeve/ Angli-Holandë, “dueti klasik” për finalen e madhe

Liga e Kombeve/ Angli-Holandë, “dueti klasik” për finalen e madhe
Në Dublin të Irlandës dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës A, në qershor 2019 do të diskutojnë trofeun e parë të Ligës së Kombeve, pasi të kenë zhvilluar ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2020.

Takimet do të zhvillohen në Porto dhe Guimaraes verën e vitit të ardhshëm, ku Portugalia vendase do të ketë përballë Zvicrën e shqiptarëve në gjysmëfinalen e parë, që do të luhet më 5 qershor.

Gjysmëfinalja tjetër e madhe mes Holandës dhe Anglisë do të zhvillohet më 6 qershor. Finalja e madhe dhe ajo për vendin e tretë do të zhvillohen më 9 qershor.

Nëse të katër këto ekipe përfaqësuese, pas mbylljes së turneut nuk do të kualifikohen në “Euro 2020”, ndryshe nga ekipet e tjera, kanë shansin të shpresojnë ende për 4 bileta përmes “play-off” ku duhet të luajnë ndeshje shtesë me fituesit e ligave me të ulëta.

Në Ligën D për një mundësi të tillë garon edhe Kosova.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: