Ky është futbollisti 18-vjeçar shqiptar që u vra me plumb pas shpine në Kavalla të Greqisë, mister motivet

Ky është futbollisti 18-vjeçar shqiptar që u vra me plumb pas shpine në Kavalla të Greqisë, mister motivet
Policia greke ka publikuar emrin e viktimës së mbrëmshme në qytetin Kavalla të Greqisë.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Mario Isa, me origjinë nga Leskoviku, që jetonte në Kavalla bashkë me familjen.

Prindërit e viktimës ishin të dy të punësuar në vendin fqinjë, ndërsa 18-vjeçari kishte nisur studimet e larta, ndërsa aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Vrasja u krye rreth orës 23.00 të mbrëmjes së kaluar.

Shqiptari është qëlluar me një plumb në shpinë dhe është gjetur në rrugë nga njerëz që kishin dëgjuar dy të shtëna.

Në dorën e viktimës u gjet një kartmonedhë 50-euroshe, ndërsa kishte me vete një sasi të madhe parash.

Një gëzhojë është gjetur në vendin e krimit ndërsa më tutje, në një bllok banesash, është gjetur edhe arma me të cilën mendohet se është kryer vrasja.

Dyshimet janë se ekzekutimi është bërë nga një qitës profesionist, ndërsa mediat greke shkruajnë se nuk përjashtohet pista e larjes së hesapeve për shkak të shpërndarjes së drogës. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: