Kulmi sportiv i vitit sportiv botëror, Franca me kurorë!

Kulmi sportiv i vitit sportiv botëror, Franca me kurorë!
Ekipet dhe sportistët që shkruan historinë e sportit për vitin 2018: Suksesi i Francës në Rusi, unifikimi i dy Koreve në Lojërat Dimërore, apo Real Madrid me trofeun e tretë radhazi Champions   

***

Aranit Muraçi 

Ishin të shumta skuadrat dhe sportistët që arritën majat gjatë vitit që po lëmë pas, por viti 2018 kulmoi me finalet e Kupës së Botës, Rusi 2018, me Francën: Kampione Bote. Ja disa nga momentet më të mëdha sportive të vitit dhe arritjet individuale të disa prej sportistëve më të mirë të planetit:

Franca, “kurora” e Kampiones së Botës

Franca ngriti trofeun e Kupës së Botës, “Rusi 2018”. Një arritje e jashtëzakonshme dhe historike. Të gjithë flasin për patriotizmin dhe preferencat personale, por për të qenë të ndershëm viti 2018 ishte viti i Kupës së Botës, sepse audienca botërore është e fokusuar tek ky event. Kombëtarja Franceze e Futbollit, drejtuar nga Didier Deshamps, zhvilloi një turne të shkëlqyer, nga fillimi dhe deri në fund, me një grup lojtarësh të talentuar dhe të përgatitur për të ngjitur Francën, në majën e planetit. Turneu veror ishte pika reference mbi gjithçka, sepse për një muaj mbeti çdo gjë, çdo zhvillim tjetër në mbarë botën, në plan të dytë. Mbajtur në Rusi për herë të parë, gjatë finaleve të Kupës së Botës 2018, kampionët e botës në fuqi, Gjermania, nuk mundën të dalin dot as nga grupi i tyre; Portugalia, Argjentina dhe Spanja u rrëzuan në raundin e 16-të; ndërsa Brazili ra në çerekfinale. Katër ekipet e fundit që mbetën dhe pretenduan trofeun ishin Anglia, Kroacia, Belgjika dhe Franca, nga të cilat vetëm këta të fundit konsideroheshin pesha më e rëndë dhe tradicionale e finaleve. Në finale, “Les Bleus” mundën Kroacinë 4-2, për të ngritur trofeun e dytë të Kupës së Botës. Çfarë triumfi!

Real Madrid, Champions i treti radhazi

Shumica e klubeve evropiane të futbollit do të bënin gjithçka,  për të marrë në duart e tyre qoftë vetëm një herë trofeun e  Ligës së Kampioneve. Për ta bërë këtë realitet, në vitet e njëpasnjëshme, ata kanë bërë gjëra të pista dhe të paimagjinueshme; anët e errëta të futbollit. Por nëse ka qenë e pamundur për çdo klub – ai mjafton të mos quhet Real Madrid. Në maj të vitit 2018, Los Blancos u shpallën për herë të tretë kampionë të Europës duke ngritur trofeun e 13-të Champions në histori, si asnjë ekip tjetër në botë. Dominimi i Madridit nënkuptohet nga fakti se ata kanë pothuajse dyfishin e shumës së titujve me klubin tjetër që mban vendin e dytë në listë: Milan (7).

Olimpiada e Dimrit, pajtimi i dy Koreve

Sporti tregoi edhe një herë se mund të bëjë atë që nuk e bën dot politika më e mirë botërore. Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut bashkohen në Lojërat Olimpike të Dimrit, teksa atletët e veriut dhe të Koresë së Jugut marshuan nën një flamur të unifikuar. Ata thonë se sportet dhe politika nuk duhet të përzihen. Ata nuk mund të ishin më shumë. Në Lojërat Olimpike të vitit 2018 në shkurt, pas këtij momenti, krerët e dy vendeve zhvilluan kontaktet e para. Olimpiada shkriu akujt pas një periudhe të gjatë marrëdhëniesh të ftohta, mes asaj të Veriut, jo vetëm me Jugun, por edhe me SHBA-të. Paqja arriti kulmin në samitin historik mes Trump dhe Kim Jong-Un, qershor 2018. Merita e këtij bashkimi historik, që të mos harrojmë, ishte Olimpiada e Lojërave të Dimrit 2018.

Luca Modric, “Topi i Artë 2018”

Mesfushori kroat i Real Madrid, pas trofeut Champions, shkroi historinë me Kroacinë, duke shkuar deri në finale të Kupës së Botës. Ai u kurorëzua në dhjetor me trofeun më prestigjioz individual për një futbollist, duke i dhënë fund dominimit 10-vjeçar: Ronaldo-Messi.

Mbappé, djaloshi i artë francez

Franca kishte arsye që fitoi botërorin. Sepse kishte djem të talentuar, si Kylian Mbappé, i cili u shpall Lojtari i ri më i Mirë i Botërorit, si dhe Lojtari i ri më i Mirë i Vitit 2018. Sulmuesi i PSG shihet si e ardhmja e futbollit botëror.

Lewis Hamilton, Kampion i Formula 1

Duhen ri-shkruar rekordet – sepse historia po ndryshon Emrave si Juan Manuel Fangio dhe Michael Schumacher tani mund t’u shtohet Levis Hamilton, i cili u bë piloti i tretë i Formula 1 që fiton më shumë se pesë kampionate botërore.  Hamilton u shpall vitin që lëmë pas kampion bote në Grand Prix të Meksikës. “Kam qenë me Mercedesin që kur isha 13 vjeç, kur pashë Fangio në suksesin e tij. Më përshkroi që një ndjenjë e pabesueshme,” – tha Hamilton.

Joshua, kampioni i pathyeshëm i ringut

Anthony Joshua mbetet kampioni i pathyeshëm i peshave super të rënda në boks. Britaniku fitoi ndaj australianit Joseph Parker dhe rusit Alexander Povetkin, në dy përballjet e vitit 2018, duke shënuar në karrierën 22 fitore dhe asnjë humbje.

Lionel Messi, Këpuca e Artë e Europës

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi fitoi trofeun e Këpucës së Artë në Europë, si golashënuesi më i mirë në të gjitha ligat e Europës. Me 34 gola, Messi fitoi rivalitetin ndaj Mohamed Salah, sulmuesin egjiptian të Liverpool, që shënoi 32 gola. Ky ishte trofeu i katërt për Messi.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: