Kroacia mbështet hapjen e negociatave, Rama: E meritonim në qershor

Kroacia mbështet hapjen e negociatave, Rama: E meritonim në qershor
Kryeministri Edi Rama, u takua sot me homologun e tij kroat, Andrej Plenkovic teksa së bashku nënshkruan marrëveshjen e përbashkët për Partneritetin Strategjik .

Kreu i qeverisë kroate u shpreh se Zagrebi mbështet çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në qershorin e ardhshëm.

Kroacia është për hapjen e negociatiave të Shqipërisë, por edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Prej qershorit të kaluar deri në qershorin e ardhshëm, edhe Shqipëria edhe Maqedonia, kanë kaluar një hap të madh mendoj kur janë në pyetje reformat sidomos në drejtësi. Pas zgjedhjeve europiane shpresoj se edhe Shqipëria do të fillojë negociatat e anëtarësimit” deklaroi Plenkoviç.

Nga ana e tij kryeministri, Edi Rama, theksoi se Shqipëria meritonte çeljen e negociatave që këtë qershor.

Ajo që presim nga BE qershorin e ardhshëm, është ajo që meritonim që merrnim që këtë qershor, që të hapim negociatat për anëtarësim”, tha Rama.

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: