Kosova përballë Anglisë, “i zjarrtë” derbi ballkanik me Malin e Zi

Kosova përballë Anglisë, “i zjarrtë” derbi ballkanik me Malin e Zi
Gjermani-Holandë, drithërima gjatë shortit 

Jo vetëm Shqipëria, por edhe Italia kërkonte të shmangte Gjermaninë. Sidomos kur në një grup me të ra Holanda. Shorti kur vuri Holandën përballë Gjermanisë, ekipet e tjera pas tyre në grup, besonin se do të luanin për vendin e tretë. I është shmangur si Shqipëria edhe Kosova. Shorti vuri Kosovën përballë Anglisë dhe do të ketë një derbi ballkanas.

Kosova

Trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakoviç, ashtu si edhe trajnerët e ekipeve të tjera në grupin e Kosovës shohin favorit kryesor Anglinë. “Një grup interesant me Anglinë që është favorite kryesore. Ekipet tjera do të kërkojnë shanset e tyre. Shpresoj të mos kemi problemet që patën në Ligën e Kombeve dhe të ecim më mirë.” Përballja mes Malit të Zi dhe Kosovës shihet si një sfidë “e zjarrtë” ballkanase në këtë grup. Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate tha pas shortit se donte që “të shmangeshin ekipet e mëdha” dhe deri diku është i kënaqur me shortin.

Gjermania

Kur goglat e para përcaktuan Gjermaninë dhe Holandën, asnjë ekip nuk donte të binte në grupin e tyre. Kjo pasi Holanda dhe Gjermania po diskutojnë që tani për vendin e parë. Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, tha  pas shortit, se “Gjermania ishte skuadra më e fortë e vazos së dytë. Ne sapo kemi luajtur ndaj tyre, i njohim dhe na njohin mirë. Po shoh pozitivisht, pas shortit.” Trajneri i Gjermanisë, Joachim Lov u shpreh pas shortit se grupi është i vështirë por pranoi se “Gjermania dhe Holanda janë favoritet kryesore. Të dyja këto ekipe duhet të kualifikohen në Euro 2020.”

Italia

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini u shpreh i kënaqur nga shorti. “Në letër duket një grup i mirë, por ne duhet të fitojmë në fushë. Ne duam të kthehemi në pretendentë kryesorë të turneut, sepse Italia meriton të jetë në majat e futbollit”, - theksoi Mancini. Edhe Mancini tha se qëllimi i shortit ishte që ekipi i tij të shmangte Gjermaninë. Përballë Italisë janë dy ekipet ballkanase, Bosnja e Greqia, që rivalizojnë ndoshta për vend të dytë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: