Konferenca e Ramës, PD: Kryeministri i krimit dhe oligarkëve u thotë shqiptarëve se ka qeverisur shumë mirë!

Konferenca e Ramës, PD: Kryeministri i krimit dhe oligarkëve u thotë shqiptarëve se ka qeverisur shumë mirë!
Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas konferencës për mediat të Edi Ramës.

Në  një mesazh në rrjetin social Paloka shkruan: “Tragjikomike te degjosh dhe sot kreun e bandes se rilindjes t’u flase shqiptareve per nje realitet qe ekziston vetem ne manualin e propagandes se tij.

Prej 5 vjetesh drejton qeverine me te inkriminuar dhe te korruptuar te 29 viteve te fundit, por shqiptareve u flet per siguri dhe ndershmeri.

‘Ministri me i mire ne historine e puneve te brendshme’ Saimir Tahiri eshte sot nen hetim per trafik droge.

‘Personaliteti me i shquar ne fushen e drejtesise’  Fatmir Xhafaj sot eshte i damkosur si ministri i brendshem qe mbrojti trafikun e droges te te vellait, te denuar per te njejten gje ne Itali.

‘Kryetari me i mire i Bashkise ne histori’ Vangjush Dako u kap ne pergjimet e prokurorise ne shitblerje votash me krimin e organizuar.

‘Ministri me i mire i jashtem qe ka pasur vendi’ Ditmir Bushati mbahet mend  per lidhjet me banden kriminale te Bajrajve.

‘Ministrat me te suksesshem’ Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj u certifikuan si hajdute profesioniste me megaskandalin e Unazes se Madhe dhe nen hetim per krimin e shitblerjes e votave.

Erjon Veliaj e ka kthyer Tiranen ne lavartricen e pastrimit te parave te krimit dhe droges.

350 trafikante e kriminele te faktuar punesoi Edi Rama ne 5 vjet ne parlament dhe qeverisjen vendore.

Sot 290 mije qytetare ushqehen vetem nje here ne dite.

Kryeministri i krimit dhe oligarkeve, njesoj si mbreti me rrobat e padukshme, u thote shqiptareve se ai ka qeverisur shume mire, pavaresisht se ata as nuk e shohin, as nuk e prekin suksesin e kryeministrit lakuriq." /l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: