Kërkohej në Tiranë, arrestohet në Bulqizë 31 - vjeçari

Kërkohej në Tiranë, arrestohet në Bulqizë 31 - vjeçari
Një 31 vjeçar i kërkuar nga policia e Tiranës është arrestuar nga policia e Bulqizës.

Policia sqaron se Emirjon Muça, banues në fshatin Ostren, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për  veprën penale "Kanosje".

Muça do të dërgohet në Drejtoria Vendore të Policisë Tiranë me qëllim kryerjen e procedurave të tjera ligjore.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: