Kapet në flagrancë hajduti shqiptar, e zbuluan banorët, endej nëpër zonë

Kapet në flagrancë hajduti shqiptar, e zbuluan banorët, endej nëpër zonë
Një shqiptar 35-vjeçar u kap në flagrancë nga karabinierët në Itali me sendet e vjedhura.

Banorët e komunës Piglio, kishin vënë re një individ që endej në fshatin e tyre në mënyrë të dyshimtë.

Një qytetar raportoi se kishte gjetur gardhin të prerë, ndërsa një tjetër kur u kthye në banesë vuri re mungesën e bizhuterive.

Ndërhyrja e menjëhershme e karabinierëve bënë të mundur ndalimin e 35 vjeçarit shqiptar i quajtur Blerim Patria me banim në Napoletane.

Ai po udhëtonte me një makinë kur u ndalua, ndërsa mjeti ishte pa dokumente dhe për këtë arsye, ajo u konfiskua.

/l.k./

Marë nga frosinonetoday.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: