Itali/ Shpërthen cisterna, dy jetë të humbura, dhjetëra të plagosur

Itali/ Shpërthen cisterna, dy jetë të humbura, dhjetëra të plagosur
Një cisternë karburanti shpërtheu sot në mesditë në Itali, në Borgo Quinzio në Rieti.

Siç bëhet e ditur, nga shpërthimi deri më tani janë dy persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Salaria në Borgo Quinzio.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, policia dhe ambulanca.

Mes të plagosurve janë edhe zjarrfikës dhe punonjës të ndihmës së shpejtë.

/l.k./

Marrë nga roma.repubblica.it

Shpërndajeni me miqtë tuaj: