
Një deklaratë të tillë, kryetari i Komitetit për Politikën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, e bëri gjatë një takimi që zhvilloi me ministrin shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të takimit të Ministrave të Jashtëm NATO-s.
Ndërkaq, dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Evropian.
Nga ana e tij, ministri Bushati e falënderoi McAllister për mbështetjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimit Evropian, e demonstruar së fundmi dhe në miratimin e rezolutës pozitive për vendin tonë, e cila inkurajon rrugëtimin drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit gjatë vitit 2019.
Ai e njohu atë edhe me ecurinë e reformave prioritare të ndërmarra nga qeveria shqiptare me fokus reformën në drejtësi, duke u ndalur veçanërisht tek zbatimi i vetingut.