Ilir Zela: Merruni me idetë dhe jo me fizikun e Braçes

Ilir Zela: Merruni me idetë dhe jo me fizikun e Braçes
 

Rrjetet sociale kanë komentuar fuqishëm ndryshimet e fundit në kabinetin qeveritar, ku u larguan  shtatë ministra. Në komente nuk kanë munguar ironitë për zv/kryeministrin e ri Erion Braçe por edhe për ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Këto sulme i ka dënuar ish-deputeti socialist, aktualisht drejtori i AKEP-it, Ilir Zela, i cili ka bërë këtë postim në Facebook:

 

“Ç’jane keta fashistoide te cilet merren me fizikun e Erjon Braçes dhe jo me idete e tij? Ç’jane keta shqiptarofobe te cilet merren me krahinen matane Drinit te shtetasit shqiptar Gent Cakaj dhe jo me performancen e tij ne Ministrine e Jashtme? Henri Kisinger lindi ne Bavari por drejtoi diplomacine e SHBA me shune sukses! Po Gent Cakaj ç’faj ka qe nuk ka lindur ne fshatin e atyre qe i etiketojne vendlindjen?! Hapeni mendjen o njerez te ngushte! Ne share Urimi me i perzemert per Erjon Braçen! Bashkohem dhe une me urimin e Dianes!”, shkruan Zela në Facebook.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: