Fitoi "çdo garë" në ekranet sportive, Ilda Bejleri tani "e kërcënuar"! Njihuni me rivalen e saj të re (Foto)

Fitoi "çdo garë" në ekranet sportive, Ilda Bejleri tani "e kërcënuar"! Njihuni me rivalen e saj të re (Foto)
Është kthyer në modë, që emisionet sportive të ekraneve tona, ashtu siç ndodh në fakt edhe në vende të zhvilluara, të mbushen me vajza sa më simpatike.

Joana Grabolli është moderatorja më e re në fushën e sportit, e një emisioni të ri që do të nisë në një prej ekraneve shqiptare, pikërisht në “ABC news”, krah gazetarit sportiv, Gerti Çarçani.

Në vitin 2017 ajo është shpallur "Miss World Albania".

Para se t’i futej programeve sportive në televizion ajo njihet si tifozja më seksi e Skënderbeut.

Ilda Bejleri, njëra ndër moderatoret dhe gazetaret sportive që ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të formave dhe paraqitjes së jashtme, aq sa ajo u kthye edhe në një nga personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale dhe madje u bë edhe më e njohur se vetë disa futbollistë kuqezi, me siguri do të ketë më tej një konkurrente tepër të fortë në ekran.

Ilda Bejleri deri tani pretendohet se e ka fituar betejën me konkurrente të tjera të forta që shfaqen në ekran dhe vijnë nga bota e spektaklit dhe ajo e bukurisë, si Hygerta Sako, Eva Murati, apo Marina Vjollca. Kjo është e fundit pas martesës është larguar nga bota e sportit. Por për Ildën viti 2019 pritet të shoqërohet me një sfidë të re dhe të fortë.      

Shpërndajeni me miqtë tuaj: