Euro 2020/Panucci flet për shanset e Shqipërisë, “Italia ta zgjidhë më shpejt se unë kualifikimin!"

Euro 2020/Panucci flet për shanset e Shqipërisë, “Italia ta zgjidhë më shpejt se unë kualifikimin!"
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, pasi u njoh me kundërshtarët e grupit kualifikues, për finalet e  Euro 2020, u shpreh: “Tani le të përpiqemi dhe bëjmë më të mirën. Mund të kishte qenë më keq, pasi mund të ishim edhe më me fat. Por duhet ta pranojmë atë, e të përpiqemi për më të mirën”.

Ndeshjet e para kualifikuese do të zhvillohen në muajin mars 2019, kohë kur Kombëtares kuqezi i rikthehen emra si Armando Sadiku dhe Odise Roshi, dy mungesat e mëdha në ndeshjet e Ligës së Kombeve. “Nuk më pëlqen të gjej justifikime, por është gati një vit që na mungojnë pesë, gjashtë lojtarë. Unë shpresoj që t'i kem në mars, sepse nëse jemi thuajse të gjithë të barabartë, në një grup konkurrues”.

Panucci dhe pothuajse të gjithë trajnerët e ekipeve të grupit tonë shohin Francën favorite për kualifikim, ndërsa duket se gara do të jetë e hapur për biletën e dytë që do të kualifikohet në Euro 2020, mes Islandës, Turqisë dhe Shqipërisë.

Italia në radhët e së cilës Panucci, lojtar dikur, mungoi në Botërorin e fundit dhe i është nënshtruar një revolucioni pas dështimit. Ajo drejtohet aktualisht nga Roberto Mancini, për të cilën trajneri i Kombëtares sonë tregoi vlerësim dhe pas shortit tha se nën drejtimin e tij,  “Uroj që Italia të mos presë biletën në ditën e fundit, si unë”, - duke shpalosur kësisoj objektivin se Shqipëria pretendon kualifikimin për herë të dytë radhazi në finalet e një Europiani, por sigurisht, nuk do ta ketë të lehtë dhe ashtu si në Euro 2016, duhet të luajë dhe të shpresojë deri në sekondat e fundit për këtë objektiv. Italia bën pjesë në grupin e fundit dhe ka kundërshtarë relativisht të kapërcyeshëm si Bos-Hercegovina, Finlanda, Greqia, Armenia dhe Liechtenstein.

Kujtojmë se edhe në kontratë, Panucci ka një klauzolë ku ajo ndërpritet automatikisht nëse nuk arrihet kualifikimi në Euro 2020, çka bëri që edhe pse Shqipëria bëri një përfaqësim aspak dinjitoz në Ligën e Kombeve, përderisa objektivi i kualifikimit mbetet i hapur, edhe qëndrimi i trajnerit po ashtu do të jetë në varësi të kualifikimit.

 Grupi H: Francë, Islandë, Turqi, Shqipëri, Moldavi, Andorrë

Shpërndajeni me miqtë tuaj: