Elbasan, godet me thikë fqinjin, arratiset e shpallet në kërkim

Elbasan, godet me thikë fqinjin, arratiset e shpallet në kërkim
Një person u shpall në kërkim pasi goditi me thikë fqinjin.

Policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.Sh, banues në lagjen "Shënkoll" të qytetit, është transportuar me urgjencë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në deklaratë thuhet se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi me iniciale L.L, fqinj i viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: