Edhe studentët e Kamzës në protestë, bllokojnë mbikalimin në superstradën Tiranë-Durrës

Edhe studentët e Kamzës në protestë, bllokojnë mbikalimin në superstradën Tiranë-Durrës
Mbikalimi tek Kthesa e Kamzës në supërstradën Tiranë-Durrës është bllokuar paraditen e sotme nga marshimi i studentëve të Universitetit Bujqësor të Kamzës.

Ata janë nisur në këmbë nga godina e tyre për t’iu bashkuar protestës studentore përpara Ministrisë së Arsimit.

Për minuta të tëra, aksi rrugor që lidh dy qytetet më të mëdha të vendit ka mbetur i bllokuar.

Më herët, qarkullimi për një periudhë të kufizuar ishte bllokuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Myslym Shyri”, Rrugën e Dibrës, Rrugën e Elbasanit  dhe të tjera rrugë kryesore të Tiranës, teksa studentët marshuan nga fakultetet e tyre drejt zyrës së ministres Lindita Nikolla. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: